Ariana Grande pritet të sjellë projekte të reja muzikore!

Ariana Grande ka që nga viti 2020 që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor por fatmirësisht këngëtarja po i rikthehet muzikës.

Media rozë Page Six bën me dije këngëtarja po punon për të sjellë këngë të reja.

Advertisement

Grande ka dashur të përqendrojë të gjitha energjitë e saj në filmin e shumëpritur “Wicked” përpara se ti rikthehej muzikës.

Por xhirimet u ndërprenë për shkak të grevës së kenaristëve dhe aktorëve të Hollivudit.

Këtë pauzë Grande e shfrytëzoi për të punuar për albumin e saj të shtatë. Ajo ka punuar me producentin Max Martin në Nju Jork dhe pritet që projektet e reja të jenë po aq të frytshme sa kënga God in Women.

Sa i përket datës së publikimit të projekteve të reja mediat e huaja kanë zbuluar se këngëtarja nuk do të nxjerrë asnjë këngë përpara filmit Wicked.