Taylor Swift është kujdesur deri në detaje që takimi i saj me të dashurin e ri, Travis Kelce të shkonte në mënyrë perfekte dhe larg syve kureshtarë.
Këngëtarja e ka zgjedhur që të paguajë faturën e të gjithë klientëve të restorantit, në mënyrë që ata të largoheshin. Kështu, këngëtarja ka patur mundësi të shijojë një vakt të shijshëm me të dashurin e saj.
Pavarësisht se u filmuan, lojtari i futbollit amerikan dhe ylli i popit dukeshin se ishin në humor shumë të mirë teksa përshëndetën fansat ndërsa largoheshin nga restoranti.
Dalja e përbashkët shënoi takimin e parë të çiftit që kur u përhapën thashethemet se ata ishin në një lidhje në fillim të këtij muaji. Lidhja u konfirmua pak ditë më parë nga vëllai i sportistit.