Lilly Allen rreh një paparazz, rrezikon turneun në SH.B.A

 Lilly që është arrestuar edhe në 2007-ën për keqtrajtim të një fotografi, ka filluar të sulmojë më grushta e shqelma një fotoreporter në Londër. Arsyeja e tërbimit të këngëtares ka qënë goditja e makinës së saj nga ajo e paparazzi-t.  Sipas një dëshmitari cituar nga Daily Star menjëherë pas përplasjes Lilly doli nga makina dhe filloi të godiste fotografin. Zëdhënësi i këngëtares ka shpeguar: ”Ishte nën shok  për aksidentin. Ishin 7 makina  me 14 fotografë brenda që e ndiqnin dhe i bënin foto tërë kohës”.  Fansat e Allen tashmë druajnë se ky incident mund të rrezikojë turneun e saj në SHBA.  Nëse ajo do të shpallet fajtore për dhunë, me siguri do t’i refuzohet viza e punës.. 

Advertisement