Si gjithmonë, Irina Shayk ia del të tërheqë vëmendjen me veshjet e saj në evente të rëndësishme.
Ia doli edhe në Kanë t‘i bëjë të ftuarit dhe fansat të kthejnë kokën me këtë fustan plotësisht transparent, me të cilin nuk është gabim po të thuhet se ka dalë rrugëve për të shëtitur me bikini.
Në një tjetër shfaqje publike po gjatë pjesëmarrjes së saj në eventet e festivalit të 76-të të filmit në Kanë, modelja 37-vjeçare tërhoqi vëmendje me një veshje ekstravagante, me reçipeta në formë X.
Në të dyja rastet, veshjet ishin të markës së famshme Guçi. Ylli modës ia doli edhe këtë herë ta shndërrojë edhe shfaqjen e saj në festivalin e Kanës, si në një pasarelë.