Artistja Billie Eilish i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Jesse Rutherford pas rreth gjysmë viti lidhje.
Edhe pse romanca e tyre nisi mjaft mirë dhe Billie Eilish deklaroi se ishte e lumtur me partnerin e saj, lidhja e tyre përfundoi shpejt.
Duke folur për revistën People, një i afërm i Billie Eilish konfirmoi ndarjen duke thënë: ‘Ne mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse janë ndarë miqësisht’.
Ndër të tjera i afërmi i këngëtares, i cili foli në kushte anonimiteti shpjegoi se thashethemet se lidhja e tyre përfundoi për shkak të një tradhtie të mundshme nuk janë të vërteta.
Dalja e tyre e fundit publike ishte në festivalin Coachella muajin e kaluar, por nuk pati asnjë sinjal se marrëdhënia e tyre po kalonte një krizë.