Komenti epik i Ariana Grande-s për fejesën e Millie Bobby Brown, përmblodhi të gjitha reagimet tona!

Aktorja e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown njoftoi ditën e djeshme se i dha fund beqarisë.

Ajo është vetëm 19 vjeç, ndaj ky vendim në moshë kaq të re i habiti njerëzit në mbarë botën. Për më tepër, edhe partneri i saj Jake Bon Jovi, është vetëm 20 vjeç!

Advertisement

Publiku e ka uruar për kurorëzimin e dashurisë që lulëzonte prej tre vitesh, mirëpo komenti i Ariana Grande-s ishte më epiku dhe përmbledh me një fjali të gjitha reagimet tona!

“Mua nuk më lejonin as të dilja nga shtëpia deri në moshën 20 vjeçare”- shkruan këngëtarja, duke nënkuptuar se ky vendim për çiftin kishte ardhur shumë herët.

Epo, duket se Millie Bobby Brown ia ka krijuar vetes të gjitha “kushtet” për t’u fejuar që tani.

Ajo është një prej aktoreve më të suksesshme të momentin, pas bujës së madhe me personazhin e “Eleven” (Njëmbëdhjetë) në “Stranger Things”.

Madje, një pjesë e fansave bënë shaka me faktin që ajo është ende “11 vjeç”, për t’u fejuar kaq herët.