Dalin pamjet tronditëse/ Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës!

Syri Tv ka sjellë pamjet e shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, një incident i rëndë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Z.Ndreca është angazhuar në fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kandidatit Zef Hila për kryebashkiak të Vaut të Dejës.

Advertisement

Nga pamjet e siguruara dallohet se si ka shpëtuar për fat e ëma e zotit Ndreca e cila ishte vetëm pak metra larg shpërthimit.