Dje, Miley Cyrus publikoi albumin e saj të tetë, “Endless Summer Vacation” dhe fansat menjëherë e dëgjuan dhe dolën në përfundimin se “Muddy Feet” i dedikohet tradhtive të shumta të ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth.
Specifikisht në vargjet: “Ti mban erën e një parfumi që unë s’e kam blerë/ Tani e di pse i mbyllje perdet/ Dil nga shtëpia ime” dhe “Ti po vjen vërdallë / Me këmbët e tua të pista/ Duhet të bëj diçka për këtë”, njerëzit thonë se kënga lidhet me sjelljen problematike të aktorit.
Në fakt, Miley i la disa gjurmë në këngën e saj “Flowers”, në të cilën njerëzit spekuluan se Liam e kishte tradhtuar disa herë ish-partneren e tij, ndërsa këtë herë, me “Muddy Feet” janë të bindur. Ata reaguan në Twitter përmes këtyre postimeve:
“Ajo konfirmoi se Liam Hemsworth e ka tradhtuar shumë herë në këngën e saj “Muddy Feet”. E urrejmë Liam”, shkroi dikush.
Miley Cyrus reportedly included 14 men in the “River” music video following rumors that her ex-husband Liam Hemsworth cheated on her with 14 women. pic.twitter.com/pXTBJYnL3y
— Pop Tingz (@ThePopTingz) March 11, 2023
“Miley ishte e nevrikosur në “Muddy Feet”, shkroi një person:
Miley was PISSED on Muddy Feet, Liam really made her mad
— 𝔅𝔢𝔡𝔦𝔯 (@unholycyrusss) March 9, 2023
“A mund ta imagjinosh që të jesh Liam dhe të dëgjosh “Muddy Feet”?
Can you imagine being liam and listening to muddy feet pic.twitter.com/HNIzyZgQiG
— sara (@APlasticHeart) March 10, 2023
Dyshja ka qenë bashkë për rreth 1 dekadë, para se t’i jepnin fund marrëdhënies në vitin 2019. Fillimisht, u tha se ata u ndanë paqësisht dhe pa hatërmbetje, por mos ndosha dedikimet e Cyrus tregojnë të kundërtën?