FOX ka konfirmuar se dy artistët do të ulen në panelin gjykues përkrah Randy Jackson. Prezantuesi Ryan Seacrest ka rrëfyer se gjyqtarët e rinj do të zënë vendin e Simon Cowell dhe vendin e të ftuarve që gjatë sezonit të mëparshëm mbahej nga Victoria Beckham dhe Katy Perry. Gjatë konferencës për shtyp J. Lo. ka rrëfyer se do të jetë në kërkim të Michael Jackson-it të ri. “Duke qenë se jam artiste vetë, nuk mund të jem mizore me një artist tjetër. Ka mënyra të tjera shumë më të mira për të bërë të ditur opinionin. Kam qenë pjesë e spektaklit dhe më parë ndaj njerëzit e dinë pak a shumë se si do të jem”,- ka thënë Jennifer.