Bebe Rexha premtoi muzikë të re dhe një klip me një atmosferë retro të viteve 1970, dhe sigurisht që e realizoi.
Të enjten, ylli i popit publikoi videon e këngës së saj “Heart Wants What It Wants”, e cila ishte një dedikim për atë epokë me përdorimin e rekuizitave të njohura që tregojnë një kohë kur flokët me pupla, pëlhura shumëngjyrëshe, panelet e drurit dhe topat argjendi të diskos ishin përbërësit kryesor të një klipi.
E veshur me pantallona blu me shkëlqim, me një bluzë rozë dhe taka të argjendta, artistja shqiptare i stiloi flokët e saj bionde në një model voluminoz, shkruan DailyMail.
Bebe Rexha mori pjesë në fillim të këtij muaji në ‘Grammy Awards 2023’.
“Kam muzikë të re që po e publikoj në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha në një intervistë për Revistën People në tapetin e kuq.
Ajo vazhdoi të shpjegoi: “Unë u rrita me prindër emigrantë, kështu që ne nuk dëgjonim shumë muzikë të viteve ’70. Dëgjuam muzikë shqiptare dhe më pas bëra një zhytje të thellë në vitet ’70 dhe thashë: “Prit, Fleetwood Mac? Diana Ross? Çfarë po ndodh?”.