Album i ri dhe turne botëror

Gwen Stefani dhe shokët e grupit janë të impenjuar për momentin me kompozimin e këngëve për albumin e ri, daljen e të cilit mendojnë që t’a shoqërojnë me një turne botëror. Lajmin e ka bërë të ditur basisti i grupit Tony Kanal: “Me siguri që do të ketë një turne. Mendoj se do të jetë akoma më i madh se ai i vitit të shkuar, dhe kur them kështu kam parasysh më tepër koncerte në të gjithë botën”. Deklaratat e Kanal janë bërë me rastin e prezantimit të koleksionit të ri të L.A.M.B., linjës së veshjeve të Gwen Stefani. Mendohet që albumi i ri i No Doubt të jetë gati brenda fundit të vitit 2010, por për momentin nuk ka ndonjë datë të konfirmuar zyrtarisht.

Advertisement