“Mos e përplasi dorën se…”, Nikolla i ndërpret fjalën Salianjit, deputeti i PD: Ne kemi frikë nga Elisa, vetëm ajo mund të mbrojë atë që s’mbrohet…

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar edhe një herë se në këtë interpelancë të kërkuar për çështjen “McGonigal” duan përballje me Edi Ramën dhe jo me të deleguarën e tij, Elisa Spiropalin.

“Ne e kemi frikë nga Spiropali, jo se ka argumente, por se është e vetmja që mund të dalë të mbrojë që gjë që nuk mbrohet dot, dhe këtu kalojmë në papërgjegjshmëri… Ma jep fjalën për procedurë”, u shpreh ai, ndërsa kryetarja e Kuvendit i fiku mikrofonin.

Advertisement

“Mos e përplas dorën se nuk u ka hije, ua dhashë fjalën dhe s’po i përmbaheni procedurës”, iu përgjigj Nikolla deputetit Salianjit.