Susan vendos tre rekorde

Këngëtarja skoceze është fiksuar në këtë libër rekordesh për albumin e saj të parë I DREAMED A DREAM i cili ka qënë më shpejt i shituri për një këngëtare britanike si dhe për albumin më të suksesshëm në shitje që në javën e parë të publikimit në Britani. 48 vjeçarja Boyle që ka kënduar për Papën është fiksuar edhe një herë tjetër në librin e rekordeve si personi më i moshuar që ka qëndruar në vendin e parë të shitjeve me albumin debutues. Rekordi më parë ish vendosur nga Jane McDonald në vitin 1998, asokohe 35 vjeçare. Kanë hyrë në Guinness edhe këngëtarë të tjerë midis të cilëve përmendim Lady GAGA si gruaja më e “kërkuar” në internet.

Advertisement