Olta i tha Efit se po tregohet shumë fisnike që nuk po merret fare me të, madje sipas saj, Luizi është ai që do e ‘fundosë’, ashtu siç ai bëri me Ronaldon.
Efi tha se kjo nuk është çështje fisnikërie dhe se këtë nuk mund ta quajë si nder nga ana e Oltës.
Kjo e fundit gjithashtu i përmendi Efit sjelljen e saj me Kejvinën. Sipas saj, Efi u soll si ‘lace’, pasi bëri gjeste me duar.
Por, Efi e kundërshtoi mendimin e saj dhe tha se përveç fjalës ‘psikopate’, ajo nuk i ka thënë asgjë Kejvinës.