Ky është singëlli i ri i këngëtares kolumbiane publikuar dje (19.09.2010) që i paraprin daljes së albumit të ri SALE EL SOL, parashikuar për t’u publikuar më 19 Tetor. Për regjistrimin e kësaj kënge Shakira ka bashkëpunuar edhe me Dizziee Rascal. LOCA është regjistruar në Republikën Domenikane dhe sikurse në këngët e mëparshme edhe këtu artistja ka arritur të evidentojë të veçantën e saj artistike duke bashkuar ritme merengue, techno dhe dance. Ndërkohë disku i ri do të ketë 14 këngë të cilat do të jenë në gjuhën spanjolle dhe angleze.