Eni tenton të puthë në buzë Mikelën, si reagoi ajo?

Eni Tare konkurrenti që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të martën doli shumë i shkathët. Në klipin prezantues të tij ai u shpreh se ka një pëlqim për Kiara Titon dhe Dea Mishel.

Mirëpo së fundmi ai ka tentuar të puthë një tjetër vajzë brenda shtëpisë. Teksa ishin mbledhur të gjithë në dhomen e gjumit, banorët i kanë ushtruar “presion” Enit të puthë Mikelën.

Advertisement

Nëse mendoni se Tare nuk e “hëngri” presionin gaboheni. “Do flini po ta puth,”-është shprehur Eni teksa ka tentuar ta puthë në buzë ish-konkurrenten e Për’puthen.

Ka qenë kjo e fundit e cila nuk e ka lejuar, duke u shprehur se duhet ta ndjejë edhe ajo që ta puthë.

Më herët është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

Tekstualisht Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”

Nuk përjashtohej sigurisht mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka, aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.