Berberi i VIP-ave: Dua t’i pres flokët Sali Berishës, do refuzoja Erion Veliajn!

Berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami deklaroi se do kishte shumë dëshirë që të kishte klient, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bajrami u shpreh se do kishte refuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Advertisement

“I vetmi njeri që më pëlqen që t’ia pres flokët është Sali Berisha, nuk do e kisha refuzuar. Nuk kam dikë, a duhet të jetë politikan? Erion Veliajt nuk do t’ia kisha prerë flokët, të gjithë të tjerëve do u a kisha prerë”, theksoi ai.

Bajrami tha se ka klientë të cilët kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë.

Sipas tij, çmimet në sallon nuk janë fikse dhe se ata nuk i obligojnë klientët që të paguajnë një shumë të caktuar.