Këtë karakteristikë e ka bërë publike lideri i trios angleze, Matthew Bellamy. Këngëtari ka shpeguar se tematikat e diskut të ardhshëm do të jenë kryesisht për problemet e zemrës si dhe tema socio-politike. Si rrjedhojë, banda pas promovimit të albumit, pret që të realizojë një turne intim dhe personal duke luajtur në vende e klube më të vogla. Për momentin MUSE janë ende të impenjuar me THE RESISTANCE TOUR 2010 që do të vazhdojë deri në muajin dhjetor me një sërë etapash në SH.B.A. dhe Australi. Ndërkohë kujtojmë se grupi mori një trofe në MTV Video Music Awards 2010 në kategorinë Efektet Speciale Më Të Mira për videon UPRISING.