Viti që lamë pas ishte mjaft pozitiv në jetën personale të artistes
Viti që lamë pas ka qënë një vit spektakolar për artisten Jennifer lopez e cila ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga çdo muaj, vecanërisht gjatë muajit Gusht kur ajo edhe u martua me Ben Affleck.
53-vjeçarja postoi foto të papara ndonjëherë nga dasma e saj, ku ajo kishte veshur një fustan të Ralph Lauren ndërsa aktori një smoking të bardhë.
“2020 ishte një nga vitet më të mira deri më tani!!! Mezi pres për gjithçka që do të vijë vitin e ardhshëm”, ka shkruar aktorja e Hustlers në mbishkrimin e fotove.
Dyshja e dashur i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në një ceremoni intime në Las Vegas në Korrik, përpara se të organizonin një festë të madhe dasme me familjen dhe miqtë muajin që pasoi.
Lopez dhe Affleck, rindezën romancën e tyre në Prill 2021 dhe më pas njoftuan fejesën e tyre pas një viti lidhjeje. Çifti u fejuan fillimisht në Nëntor 2002, por përfunduan duke u ndarë në Janar 2004.