VIDEO/Një shoqe si Arbana! Menjëherë pas spektaklit të BB VIP, moderatorja surprizon Xhemin në shtëpinë e saj!

Menjëherë pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani ka vendosur që të surprizojë mikeshën e saj, Xhemi Shehu, në orët e para të 4 janarit.

Ditën e sotme Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana ka shkuar në shtëpinë e saj, duke i dërguar edhe një buqetë me lule.

Advertisement

Moderatorja e dashur për publikum ka shpërndarë sot disa foto të tyre dhe një video të filmuar mbrëmë në shtëpinë e Xhemit. Kjo e fundit duket se është surprizuar vërtet nga ardhja e mikes së saj me një buqetë me lule për ta uruar.

“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt)”, shkruan Arbana.