Yll Limani: Viti 2022 ishte më i miri dhe më i vështiri i jetës time!

Këngëtari i njohur, Yll Limani po e përmbyll vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai realizoi projekte të shumta muzikore që rezultuan tejet të sukseshme, pastaj koncerte e mbrëmje të shumta muzikore përgjatë gjithë vitit.

Advertisement

Vet artisti u shpreh se ky vit ia ka ndryshuar jetën duke thënë se ishte më i miri dhe më i vështiri i jetës së tij.

Përmes një postim në llogarinë e tij në Instagram, Ylli ka falënderuar të gjitha ata që e përkrahën dhe e duan muzikën e tij.

“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Ndërkohë, theksojmë që pak ditë më parë lansoi bashkëpunimin e ri me reperen Loredana “Kriminele” që po pritet mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.