Pele , braziliani që prej kohësh konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka ndërruaj jetë sot në moshën 82-vjeçare.
Figura legjendare, ikona globale, mësoi se kanceri i tij në zorrën e trashë ishte avancuar më 21 dhjetor dhe iu tha se do të mbahej në spital gjatë Krishtlindjeve pasi kishte nevojë të trajtohej për mosfunksionim kardiak dhe renal.
Ai së bashku me Diego Maradonan u shpall fitues i çmimit të Lojtarit të Shekullit të FIFA-s në vitin 2000. Në vitin 1999 ai u emërua atleti i shekullit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Braziliani fitoi 3 Kupa Bote ku tën e fitoi si adoleshent
.
Mbi 1000 gola në karrierë dhe besnik i vendit të tij, Brazil, duke u larguar në Amerikë në fundin e karrierës. Ai ka mbajtur veshur fanelën e lavdishme të klubit sportiv Santos.
Pele nuk vdes kurrë sepse ky është fat i Legjendave!