Sukses i paparë, Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë.

Së fundmi, ylli i muzikës pop ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit “I Will Never Let You Down”. Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar.

Advertisement

Së fundmi, regjisori i njohur dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares, Taika Waititi, ka treguar gjithçka rreth romancës me yllin e muzikës pop dhe ka përshkruar të gjitha ndjesitë e tij. 47-vjeçari i cili u martua me artisten në fillim të këtij viti, tregoi se ai e njihte interpretuesen e hitit “Hot Right Now” për tri vjet përpara se të fillonin lidhjen në vitin 2021. Duke folur gjatë një intervistë për BBC-në, Taika tha se lidhja e tij dhe Rita-s funksionon sepse ata ishin ‘miqtë më të mirë’ përpara se romanca e tyre të lulëzonte.

Rikujtojmë gjithshtu se Rita ka folur rreth thashethemeve për një sherr mes saj dhe yllit tjetër të muzikës pop Rihanna në një intervistë të re me Louis Theroux. Të dy artistet nënshkruan me ”Roc Nation”, agjencinë diskografike në pronësi të Jay Z, që u bë edhe shkak i lajmeve të një mosmarrëveshjeje të supozuar mes tyre. Në vitin 2015, Ora paditi labelin duke kërkuar të largohej prej tij pasi pretendonte se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte krijuar shumë të tjerë.