Kanye West në prag të rrënimit; shet disa nga makinat e tij luksoze!

Muajt e fundit, e sidomos pas ndarjes nga Kim Kardashian, popullariteti i Kanye West ka rënë ndjeshëm. I zhytur në polemika të shumta, reperi po kalon një periudhë të vështirë që i ka shkaktuar probleme të rënda financiare dhe e ka lënë në prag të rrënimit, diçka që mund të ndikojë në koleksionin e tij të makinave luksoze.

Reperi i Çikagos pak javë më parë bëri të ditur synimin e tij për të kandiduar për presidencën e Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të vitit 2024. Megjithatë janë komentet e tij antisemitike ato që kanë shkaktuar probleme mes tij dhe markave që ai reklamon.

Advertisement

E fundit që i ktheu shpinën ishte Adidas, e cila prishi kontratën miliona dollarëshe me reperin, duke e akuzuar se shfaqte foto dhe video intime të Kardashian në takimet me drejtues të markës gjermane. Kjo listë e gjatë ngjarjesh ka çuar në një situatë të pasigurt financiare për Kanye, të cilit i kërkohet të paguajë mbështetjen e financiare për fëmijët e tij me Kardashian.

Pasi humbi disa prej bashkëpunimeve, West është detyruar të heqë dorë nga koleksionin i tij i gjerë i makinave, duke përfshirë disa Lamborghini (Aventator dhe Urus), një Bugatti Veyron dhe një Mercedes McLaren SLR, ndër të tjera.

Kjo situatë e ka shtyrë atë të ndryshojë stilin e zakonshëm të jetesës, bazuar në shkëlqimin dhe luksin. Mbetet për t’u parë nëse ky moment i keq e shtyn Kanye-n të rishqyrtojë komentet e tij ofenduese dhe të rifitojë besimin e markave. Megjithatë, ky shans mund të jetë zhdukur prej kohësh.