Guns N’ Roses gjuhen me shishe

Grupi amerikan është paraqitur me një orë vonesë në skenë dhe fansat nuk e kanë pranuar dot një gjë të tillë. Sapo grupi filloi të performojë WELCOME TO THE JUNGLE, njerëzit e rreshtit të parë filluan të gjuanin me shishe. Lideri i është drejtuar turmës me fjalët: ”Atëherë, ky është pakti. Edhe një shishe e hedhur dhe ne do të braktisim skenën. Vendosni ju! Ne duam që të qëndrojmë e të argëtohemi. Nëse ju nuk doni të argëtoheni n’a e bëni të ditur dhe ne vazhdojmë rrugën tonë”. Kështu Guns N’ Roses performuan edhe 3 këngë të tjera dhe pas kësaj u larguan nga skena. Kanë pritur deri sa publiku të qetësohej pak për të vazhduar live-in e tyre, por edhe ata pak veta që kishin mbetur filluan të fishkëllenin e qaheshin sërish.

Një episod i ngjashëm u ka ndodhur djemve të grupit disa ditë më parë në festivalin READING and LEEDS. Arsyeja ishte e njëjtë, vonesa e grupit dhe më pas rebelimi i publikut. Djema filloni të shkoni në orar nëpër koncerte, përndryshe nuk do të përfundoni dot asnjë koncert!

Advertisement