Post produksion të preferuarve

Shumë ankesa filluan të bëheshin nga fansat në faqet zyrtare të X-Factor në Facebook apo Twitter, pas transmetimit të emisionit. Tani drejtuesit dhe ekspertët e industrisë muzikore kanë ngelur në tymnajë pasi një zëdhënës i programit pranoi se soundi editohet në post produksion. “Gjyqtarët vendosin gjatë audicioneve, kur i dëgjojnë konkurentët të këndojnë live. Më pas soundi editohet me programe, për të përcjellë një eksperiencë argëtuese për publikun”. Dyshimet për rregullimin e zërit u ngritën kur e preferuara e gjyqtarëve, 18 vjeçarja Gamu Nhengu nga Zimbabwe, interpretoi “Walking on sunshine” dhe tingëllonte ndryshe nga interpretimet e mëparshme të saj.

Advertisement