Surpriza e kësaj jave, Julka Gramo do të kërcejë me bashkëshortin në “Dancing With The Stars”!

Julka Gramo dhe Silvester Shuta janë një nga çiftet më simpatikë dhe energjikë të “Dancing With The Stars“.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Julka ka diskutuar më shumë mbi këtë eksperiencë të saj të re dhe sfidat me të cilat po përballet. Gjithashtu ajo ka zbuluar dhe një surprizë që lidhet me spektaklin e kësaj të premteje…

Advertisement

Si ka qenë kjo eksperiencë deri tani?

“Deri tani ka qenë e mrekullueshme, ashtu sikurse filloi. Kuptohet me ato vështirësitë e veta, pasi filluan provat mendova: ‘Po unë çfarë desha këtu?!’ E kisha harruar fare këtë sensin e garës. Në fillim nuk i përfytyron të gjitha gjërat. Ne mendojmë se dimë të kërcejmë bukur në club dhe nuk na duhet të mësojmë koreografi. Dhe kjo është një vështirësi shumë e madhe, të kuptosh se çfarë duhet të bësh dhe si të lëvizësh këmbët. Kështu që është shumë e vështirë nga ajo që ti kishe perceptuar në fillim të garës, por është absolutisht shumë e bukur, çdo herë e më tepër sfiduese me veten tënde, thyen limite dhe del jashtë kornizave.”

A mendon se të janë bërë padrejtësi në vlerësimin nga juria?

“Nuk mendoj se më janë bërë padrejtësi, sepse nuk jam balerina më e mirë në botë. Por di që meritoj pak më tepër se sa notat që më janë dhënë.”

Çfarë surprizash do të kemi këtë të premte?

“Këtë të premte do të ketë gjëra shumë të bukura. Është shumë speciale. Këtë herë të gjithë konkurrentët që kanë mbetur do të kërcejnë me një njeri të dashur për ta. Unë do të kërcej me Andin dhe mezi po pres. Ai më ka sfiduar dhe ka thënë që do të kërcejë më mirë se unë”.