Gjobë për zhveshje në publik

Disa muaj më parë këngëtarja u rrethua nga polemika dhe u cilësua si skandaloze për videon e WINDOW SEAT, ku zhvishet dalëngadalë deri sa mbetet totalisht nudo në mes të rrugës, pikërisht aty ku është vrarë John Fitzgerald Kennedy. Pikërisht për atë shëtitjen me performancë strip-i përfshirë, Erykah është dënuar me kusht për 6 muaj dhe ka marrë 500 $ gjobë. Duke konsideruar se sa shumë u fol për këtë video, mendojmë se Erykah duhet te jetë e lumtur me kaq dënim.

Advertisement