Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez ka zbuluar se do të publikojë një këngë dedikuar bashkëshortit të saj Ben Affleck.
Në Instagram, Jennifer ndau listën e këngëve për albumin e saj të vitit 2023 “This Is Me… Now”, i cili përfshin “Dear Ben pt. ll.”
Fansat u tërbuan menjëherë për titullin e këngës, i cili i referohet baladës “Dear Ben” që J.Lo publikoi në 2002, vit në të cilin u takua për herë të parë me Affleck.
Kujtojmë se J.Lo ia kushtoi albumin aktorit përpara se t’i jepnin fund lidhjes në vitin 2004. Këngëtarja foli në një intervistë për Vogue në fillim të këtij muaji duke thënë se ky album është gjëja më e sinqertë që ka bërë.
“Njerëzit mendojnë se dinë gjëra për atë që më ndodhi gjatë rrugës, por ata me të vërtetë nuk e kanë idenë dhe shumë herë e kuptojnë gabim”- u shpreh ajo.
53-vjeçarja u martua me Ben Affleck në Las Vegas në korrik. J.Lo zbuloi se ajo është krenare që ka marrë mbiemrin e burrit të saj. Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.