Pas ndarjes së bujshme, ribashkohen Tuna dhe Cozman!

Një lajm i papritur vjen nga showbizi shqiptar. Çifti i bujshëm, Tuna dhe Cozman janë bashkuar sërish. Burime për “Prive” bëjnë me dije se dyshja janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”, thuhet nga emisioni.

Advertisement

Kujtojmë që Tuna dhe Cozman kanë realizuar së bashku dy duete gjatë kohës që ishin në një lidhje. “Fenix” dhe “Holla” u kthyen në hitet e momentit asokohe dhe vazhdojnë të dëgjohen ende sot.