Aktorja e “The Wolf of Wall Street”, Margot Robbie, zbuloi se i është dashur jo pak guxim, para se të filmonte një skenë nudo me fituesin e Oscar, Leonardo Di Caprio-n.
“Duhet ta pranoj. Kam pirë disa tekila para asaj skene, sepse isha shumë nervoze… shumë shumë nervoze”, thotë Robbie.
32-vjeçarja vazhdoi të shpjegojë se si u përgatit për skenën e famshme të personazhit Naomi Lapaglia më shumë se një dekadë më parë, kur ishte vetëm 22 vjeç.
“Sinqerisht, e di që tingëllon marrëzi tani, duke e ditur se sa i madh u bë filmi, por në atë kohë mendova: ‘Askush nuk do të më vërë re në këtë film’”, shtoi Margot. “Nuk ka rëndësi se çfarë bëj në këtë film, sepse të gjithë do të përqendrohen te Leo [DiCaprio] dhe gjithçka tjetër.”
Në fakt, rezultoi se roli i aktores ishte një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj dhe mesa duket, ato tekilat (dhe sigurisht talenti i Margot) bënë punën e tyre 🙂