Arjon Muça, moderatori i ri i ‘Shqipëria Live’!

Javën e ardhshme, emisionit “Shqipëria Live” do t’i bashkohet një moderator i ri.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, u njoftua se nga data 7 nëntor, Arjon Muça do të nisë zyrtarisht rrugëtimin e tij në një emision dhe program të ri.

Advertisement

Së fundmi, ai u largua nga emisioni “Ditë e re” në RTV Ora, të cilin e moderonte së bashku me Arjola Shehun.

Zërat që qarkulluan nëpër portale rezultuan të vërteta. Në “Shqipëria Live”, Muça do të jetë në krah të Erjona Rusit, e cila e moderonte e vetme pas largimit të Flori Gjinit.