Pas 7 viteve, David Guetta ndahet nga e dashura!

Sipas “The Sun”, David Guetta është ndarë nga e dashura e tij, Jessica Ledon, pas plot 7 viteve së bashku.

Aktorja dhe modelja 30-vjeçare dhe DJ i famshëm 54-vjeçar, i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të angazhimeve të shumta në karrierat respektive.

Advertisement

Sipas burimeve, gjatë gjithë verës, David ka pasur impenjime dhe si rrjedhojë, ka qëndruar në Ibiza, ndërsa Jessica në ShBA.

Miqtë e çiftit thanë se “ata kanë kaq shumë momente së bashku, sa ne menduam se ishin bërë për njëri-tjetrin, por qartazi, nuk ka qenë kështu.

Megjithatë, ende ka shpresa për ribashkim, pasi Jessica dhe David nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet dhe ende qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin.