Naomi Campbell tregon për ‘Vogue’ si po e shijon jetën përmes syve të së bijës

Naomi, supermodelja 51 vjeçare njoftoi se do të bëhej nënë në maj 2021, me një postim në Instagram të këmbëve të vogla, të përsosura të vajzës së saj që i mbante në duar. Detajet e sakta rreth ardhjes në jetë të saj nuk dihen. Naomi vetëm konfirmoi që nuk është e adoptuar. Pjesën tjetër të detajeve supermodelja, e cila ka vendosur të mbajë privat edhe emrin e vajzës, po e ruan për librin e saj, të cilin ende nuk e ka filluar.

Në fakt, shumë pak njerëz e dinin se ajo po planifikonte të bëhej mama “Ishin të paktë njerëzit që e dinin se unë do bëhesha nënë,” tha Naomi. “Por ajo është bekimi më i madh që mund të kisha imagjinuar. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”

Advertisement

Vajza nëntë muajshe e supermodeles ka bërë kopertinën e parë të Vogue me mamanë.

Naomi Campbell tregon për ‘Vogue’ si po e shijon jetën

“Ajo e do dritën dhe kamerën. Ajo është kureshtare, po i shikonte të gjithë – i shikonte njerëzit drejt e në sy dhe për shumë kohë.” Tha fotografja, e cila shtoi se akoma më befasuese për ta ishte fakti sa nervoze ndihej Naomi në xhirime për kopertinën e numrit të marsit të reviztës Vogue.

Naomi Campbell tregon për ‘Vogue’ si po e shijon jetën

Vajza e shoqëron Naomin kudo. Për shembull: Krishtlindjet i kaluan në jug të Francës me familjen, më pas u nisën për në Katar për natën e Vitit të Ri, e për disa orë fluturuan për në Londër përpara se të niseshin për në LA ku do të qëndroni disa ditë dhe në Paris, ku Naomi sfiloi në shfaqjen e fundit të meshkujve të Virgil Abloh për Louis Vuitton. E pyetur se ku jetojnë në të vërtetë, ajo nuk ngurron të përgjigjet “Ne jemi qytetare të botës!”

Naomi Campbell tregon për ‘Vogue’ si po e shijon jetën

Ajo e kupton që spontaniteti dhe liria do të marrin fund kur vajza e saj të fillojë shkollën, por tani Naomi po shijon jetën përmes syve të së bijës.

“Unë jam sërish si një fëmijë. Po rimësoj vjersha për fëmijë, po luaj dhe po zbuloj sa lodra të reja të mrekullueshme ka në botë! Dhe kukulla! Gjëra që as nuk mund t’i ëndërroja.” Ajo thotë se vajza e saj i pëlqen kutitë muzikore, të eksplorojë ngjyrat, teksturat dhe format. Edhe rrobat. Garderoba e vogëlushes rritet aq shpejt sa së shpejti do të rivalizojë të sajën. “Ajo ka një dollap vërtet të bukur falë shumë stilistëve dhe miqve që i kanë dërguar disa gjëra të bukura, por, fëmijët rriten shpejt, apo jo?”

“Ajo është një vajzë e mirë: fle shumë mirë, pothuajse nuk qan dhe më thonë se është shumë e shkathët për moshën e saj. Ajo sapo ka filluar të flasë, gjë që është argëtuese. Ajo qesh shumë.” tregon ajo, duke shtuar, “Unë mendoj se ajo do të fillojë të ecë shumë shprejt. Tashmë ka gjashtë dhëmbë. Disa ankohen gjatë daljes së dhëmbëve, por ajo është një ushtarake.” Vërtet një bebe model. Foshnja modele e një supermodeleje.