Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022

Festivali Sanremo njihet si një mundësi e shkëlqyer për të fituar më shumë popullaritet dhe këtë vit nga drejtori artistik i festivalit, Amadeus, janë përgjedhur pesë femra të njohura të botës së kinematografisë italiane dhe spektaklit.

Në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos, nga 1 shkurti, me Amadeus do të prezantojë Ornela Muti, një ikonë e vërtetë e kinematografisë italiane me mbi 90 filma. Në mbrëmjen e dytë Amadeus do të shoqërohet nga Lorena Cesarini, në mbrëmjen e tretë nga Drusilla Foer dhe Maria Chiara Giannetta ndërsa në mbrëmjen e katërt, në finale Sabrina Ferilli, një nga femrat më të dashura nga publiku.

Advertisement

Ornella Muti

Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022

Ornella Muti e cila njihet si simbol i bukurisë italiane, femme fatale, ujë e sapun, në moshën 66-vjeçare do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë të Festivalit të 72-të të Këngës Italiane. Për të do të jetë “hera e parë” në skenën e Ariston.

Lorena Cesarini nga “Suburra” në Sanremo

Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022
Protagonistja e ‘Suburra’, serialit të njohur të Netflix, do të ngjitet në skenën e Ariston të mërkurën më 2 shkurt. E lindur në Dakar, nga një nënë afrikane dhe një baba italian, Lorena Cesarini , para se të braktiste karrierën e saj akademike për të ndjekur ëndrrën e aktrimit, u diplomua për Histori Bashkëkohore. Megjithatë, pasioni që ajo kishte kultivuar që në fëmijëri, ishte tjetër dhe ajo i ka besuar gjithmonë.

Drusilla Foer

Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022

Pas njoftimit të pranisë së saj në Sanremo mbrëmjen e së enjtes së 3 shkurtit, emri i Drusilla Foer u bë kryefjala e postimeve në Twitter.

Rrjetet sociale zakonisht e përkufizojnë atë si një “fisnike toskane”, por ajo preferon ta quajë veten një “subrete e moshuar”. Artiste, këngëtare, aktore dhe piktore, ajo luajti në filmin e Ferzan Ozpetek Magnifica Presenza.

Maria Chiara Giannetta

Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022
Në mbrëmjen e të premtes do të jetë Maria Chiara Giannetta , një aktore e re puliane, e ndarë mes teatrit dhe muzikës. E diplomuar për Letërsi dhe Filozofi, Giannettën këtë herë do jetë në rolin e prezantueses.

Sabrina Ferilli

Zbulohen emrat e pesë prezantuesve të Festivalit Sanremo 2022

Sabrina Ferilli do të jetë ‘kumbara’ e finales së madhe. Dhe për të është hera e tretë në SanRemo pas një karriere plot suksese si në kinema ashtu edhe në televizion dhe në teatër. Aktorja romake, protagoniste e shumë transmetimeve televizive, në fakt drejtoi Sanremo kermesse në vitin 1996 me Pippo Baudo dhe Valeria Mazza dhe ishte e ftuar speciale në edicionin e Festivalit të vitit 2002.