Encanto, kolona zanore e filmit vizatimor që zë vendin e parë në tabelën e ‘Billboard 200’ duke lënë pas Adele

Encanto e Disney-t, me këngë nga Lin-Manuel Miranda, ka një kolonë zanore që u ngjit në vendin e parë të listave të Billboard 200, duke zëvendësuar “30” nga Adele që mbajti vendin 1 për gjashtë javë.

Filmi i animuar i Disney debutoi në kinema më 24 nëntor përpara se të bëhej i disponueshëm për t’u transmetuar në Disney+ një muaj më vonë, më 24 dhjetor.

Advertisement

Me këngë nga Lin-Manuel Miranda kolona zanore e Encanto tani është bërë kolona zanore e parë që arrin numrin 1 në klasifikimet e Billboard 200 që pas asaj të “Frozen II” në dhjetor 2019.

“We Don’t Talk About Bruno” dhe “Surface Pressure” janë aktualisht këngët kryesore nga ‘Encanto’, sipas të dhënave të Billboard.

‘Encanto’ është kolona zanore e gjashtë e filmit të animuar që arrin të pozicionohet në vendin e parë që kur Billboard filloi të publikonte rregullisht statistika. Të tjerët janë Curious George (2006) dhe disa filma Disney: The Lion King (1994), Pocahontas (1995), Frozen (2014) dhe Frozen II.

Të dielën, Encanto fitoi filmin më të mirë të animuar në Golden Globes.

Historia filmit ka të bëjë me familjen e Madrigal, e cila jeton në malet e izoluara të Kolumbisë në një shtëpi magjike të quajtur Encanto. Magjia e shtëpisë ka bekuar çdo pjesëtar të familjes me dhurata të veçanta dhe unike, duke filluar nga super-fuqitë te të folurit me kafshët e deri te shërimi me përjashtim të një personi: Mirabel.

Kur Mirabel zbulon se magjia që rrethon Encanto është në rrezik, ajo zbulon se ajo mund të jetë shpresa e vetme e familjes së saj.