Hap zemrën…

Këngëtarja shumë rrallë ka folur për këtë ndarje e cila ndodhi pak ditë para dasmës së planifikuar në Shtator të 2003. “Nuk e kisha provuar kurrë më parë të më thyhej zemra. Kisha kaq shumë shpresa dhe ëndrra për diçka. Kjo ishte hera e parë dhe ishte shumë e vështirë. Kur kalon një dhimbje të tillë, në sytë e gjithë botës, nuk je më i njëjti person si më parë”,- ka thënë këngëtarja/aktorja gjatë një interviste për VH1.

Lopez ka treguar se historia me P. Diddy degradoi në diçka të shëmtuar dhe të neveritshme: “Ishte një histori shumë e shpejtë, por kishim një lidhje. Ramë në dashuri dhe ishim shumë të afërt, por e dija se historia jonë do të mbaronte një ditë. Nisi si diçka e pastër dhe e pafajshmë, por shumë shpejt u ndryshua në diçka të shëmtuar”. Ndërsa për bashkëshortin aktual Mark Anthony, Jennifer ka thënë: ”Më në fund kam gjetur dashurinë. E bëjmë njëri tjetrin të ndihemi mirë. Jemi rilidhur njësoj sikur të mos ishim ndarë kurrë. Ishte e njëjta kimikë dhe lidhje si në fillim fare”.

Advertisement