Tiranë – Meta, opozita kryen veprime të pamatura

Kështu e ka komentuar zv/kryeministri Ilir Meta vendimin e opozitës për një qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin. Duke komentuar për gazetarët zhvillimet politike në vend menjëherë pas takimit me ambasadorin spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, ai e ka konsideruar reagimin kundërshtues të opozitës ndaj Kuvendi si një veprim të pamatur. “Ne nuk do të ndalojmë duke kërkuar reformën zgjedhore dhe mendojmë se kodi ka nevojë për përmirësime, por kjo nuk do të thotë se nëse nuk ka vullnet politik nuk do të kryhen zgjedhjet vendore”, theksoi Meta. Duke shtuar se në një kohë kur e gjithë bota po kërkon bashkëpunim për reformën zgjedhore në Shqipëri, opozita nuk po punon për realizimin e saj.

Advertisement