Tiranë – Montobio vlerëson arritjet e vendit

Kështu është shprehur ambasadori spanjoll, Manuel Montobio, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta paraditen e sotme. Duke folur në lidhje me to, ai është shprehur se këto marrëveshje kanë konsekuenca praktike për personat që punojnë në Shqipëri dhe në Spanjë, të cilët nuk do të kenë nevojë të paguajnë tatim të dyfishtë. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar shumë gjatë viteve të fundit dhe kjo u duk qartë edhe gjatë presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, kur Shqipërisë iu dha ndihma maksimale në rrugën e saj drejt integrimit. Më tej, duke folur konkretisht për zhvillimet në Shqipëri, ai vlerësoi arritjet e bëra dhe shtoi se Spanja është shumë e vëmendshme ndaj tyre.

Advertisement