Tiranë – Kryeministri Berisha përkujton eksodin në familjen e Artin Bashës

Me këto fjalë është shprehur kryeministri Berisha në një prononcim për mediat, pasi ka kryer një vizitë në familjen e Artin Bashës, njërit prej viktimave të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, të riut i cili u vra duke u futur në ambasadën gjermane. “Ai ra nga plumbat e policisë dhe Sigurimit të Shtetit në përpjekje për të qenë i lirë. Ishte një i ri që si qindra mijëra të tjerë, që në një kohë terrori, guxoi dhe mori vendimin më të mençur që të luftojë për lirinë e tij”, ka komentuar Berisha lidhur me ngjarjen e largët të 20 viteve më parë. Duke e vlerësuar më pas vrasjen e tij në muret e ambasadave, si një akt kriminal dhe të shëmtuar. “Siç ishte e tillë edhe përpjekja e ish-diktatorit dhe sejmenëve të tij për të ngarkuar me përgjegjësi ambasadën gjermane për vrasjen e të riut, e cila e çoi në spital që kur u plagos”, theksoi më tej Berisha. Në fund, kryeministri do të shprehej se 2 korriku mbetet si një ditë të madhe në historinë shqiptare ku djem dhe vajza, familjarë e njerëz të thjeshtë dëshmuan se përbënin guximtarët e vërtetë të kombit.

Advertisement