Ngjarja e rëndë në Kabul që shokoi botën

Një sulm i dyfishtë me dy bomba në Kabul shkaktoi vdekjen e 13 trupave amerikanë dhe 72 civilëve afganë.Të enjten, dy sulmues kamikaz të armatosur sulmuan turma afganësh që mblidheshin në aeroportin e Kabulit. Një shpërthim ndodhi pranë hyrjes së aeroportit dhe një tjetër në një hotel aty pranë. Grupi i Shtetit Islamik më vonë mori përgjegjësinë për sulmin.

Biden thuhet se ishte me grupin sigurisë kombëtare kur u shfaqën detajet e sulmit terrorist, duke e futur Shtëpinë e Bardhë në gjendje të plotë krize.

Advertisement

“Ata që i kryen këto sulme sot – si dhe kushdo që i dëshiron dëm Amerikës – e dinë këtë: ne nuk do t’i falim. Ne nuk do të harrojmë. Do t’ju përgjigjemi dhe do t’ju bëjmë të paguani.”- tha ai.

Biden paralajmëroi se ka urdhëruar Pentagonin të “zhvillonte plane operacionale për të goditur asetet, udhëheqjen dhe objektet e Isis-K”, duke shtuar: “Ne do të përgjigjemi me forcë dhe saktësi në kohën tonë, në vendin dhe momentin që zgjedhim.”

Vdekjet e ushtarëve amerikanë kanë të ngjarë të nxisin zemërimin në publik dhe të shtojnë presionin politik mbi Biden, vendimi i të cilit për të tërhequr forcat amerikane deri më 31 gusht shkaktoi debat.

Sulmi në Afganistan dominoi faqet e para të gazetave në të gjithë botën. Imazhi i dy grave të gjakosura dhe të hutuara nga sulmi u zgjodh nga shumë redaktorë të gazetave.

“Dymbëdhjetë trupa amerikanë vdesin në shpërthimet në Kabul” shkruan The Telegraph.

“Ferri në Tokë” shkruan Sun.

“Shumë të vrarë në sulmin në Kabul” raporton në faqen e parë Times.

“Dhjetëra persona të frikësuar se mund të vriteshin nga vala e shpërthimeve në aeroportin e Kabulit” lexohet në Financial Times.

Në Spanjë, titulli i El Mundo thotë “Xhihadizmi imponon fitoren e tij me gjak në SHBA”, ndërsa El País thotë “Masakra në evakuimin e Kabulit”.