Kanye dhe Kim mahnisin fansat duke rikrijuar dasmën e tyre

Kanye West po promovon albumin “Donda” përmes disa shfaqjeve ku fansat e tij kanë mundësi të dëgjojnë këngët e reja, por eventi i fundit ishte ndryshe nga të tjerët.

Të pranishmit në stadiumin Soldier Field në Chicago u mahnitën nga kënga e fundit, kur Kanye u përshëndet me një nuse të veshur me vello, e cila për shumë përdorues në rrjete sociale ishte Kim Kardashian, ose dikush që i ngjante.

Advertisement

Më pas, TMZ raportoi se nusja misterioze, e cila kishte një fustan Balenciaga Couture, kishte me të vërtetë vetë Kim, e cila ka paraqitur kërkesën për divorc. Sipas TMZ, ajo pranoi të merrte pjesë për ta mbështetur.

Kanye dhe Kim mahnisin fansat duke rikrijuar dasmën e tyre

Mes anëtarëve të familjes që reaguan për momentin e veçantë ishte Kylie Jenner, e cila publikoi foto të momentit në Instagram. Ndërkohë, Khloe Kardashian shkroi në Twitter “jashtëzakonisht e bukur!!!”

Një video që po qarkullon:

Shumë e paqartë duket situata mes tyre: Flitet për arsyet e divorcit, pastaj vishen matchy-matchy, pastaj Kim dëshiron të mbajë mbiemrin West. Tani dasma.

Pyetja që kemi të gjithë është: Ç’do të thotë kjo? Kanë anuluar divorcin? Do rimartohen? Apo thjesht për vëmendje? Duam përgjigje!!!