Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës në Shqipëri! Fëmijë, gra e burra në kërkim të një jete

Janë pamje që të prekin. Sidomos fëmijët apo kur sheh një prind që përqafon fëminë a dikë tjetër që i shtrëngon dorën me shpresën se ja dolën të iknin. I kanë lënë të gjitha dhe duhet t’ia nisin nga zero.

Gjatës natës në orën 03:15 kanë mbërritur në Rinas rreth 121 afganë, kryesisht janë familje, siç duket nga pamjet mbërritën në Rinas.

Advertisement

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Ata ndodheshin në aeroportin e Kabulit edhe pas shpërthimeve terroriste që tronditën operacionet e evakuimit.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Megjithatë, Pentagoni ka vazhduar evakuimet humanitare të cilat janë të domosdoshme për shpëtimin e individëve që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe familjet e tyre.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Njoftohet se afganët e mbërritur në Shqipëri do të strehohen në struktura hotelierie në Durrës.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Ata janë pritur nga mjekët, pasi i janë nënshtruar testeve COVID, por edhe vlerësimeve psikologjike për të parë nëse kanë nevojë për vëmendje mjekësore pas eksperiencave traumatike në vendin e tyre përgjatë javëve të fundit.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Kujtojmë se mbërritja e tyre ishte planifikuar për javën e kaluar, por për shkak të kaosit në Kabul dhe ndryshimeve të vazhdueshme në oraret e fluturimeve nisja e tyre është bërë e mundur vetëm sot.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Në një intervistë të dhënë për televizionin amerikan CNN, kryeministri Rama ka njoftuar se në tërësi do të mbërrijnë në vendin tonë 4000 refugjatë nga Afganistani, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë deri në përfundim e procesit të vizës amerikane dhe më pas do të udhëtojnë drejt destinacionit tyre final në SHBA.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Shqipëria ka qenë e para nga vendet e rajonit që ka njoftuar se do të mirëpresë refugjatët, në shenjë nderimi të obligimeve si shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i SHBA-ve.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Që nga Shqipëria në momentin e mbërritjes ishte Ministrja e jashtme Olta Xhaccka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Video/ Afganët e parë mbërrijnë gjatë natës

Sot, kryemininstri Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ju ka uruar mirseardhjen qytetarëve afganë.

Statusi nga Edi Rama

MIRËMËNGJES PA U GDHIRË

dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.