8 sekrete bukurie nga 8 vende të botës

Bota është një vend shumë i larmishëm, por nëse ka një gjë të përbashkët për gratë në të gjithë globin është që ne duam të dukemi dhe të ndjehemi bukur nga brenda dhe nga jashtë. Sidoqoftë, përkufizimi i bukurisë është i ndryshëm në çdo kulturë, dhe gratë kudo kanë sekretet dhe ritualet e tyre për të arritur pamjen e dëshiruar.

Këtu, ne hedhim një vështrim në 8 mësime bukurie nga 8 vende të ndryshme të botës, nga vajzat elegante franceze tek kujdesi i njohur aziatik i lëkurës.

Advertisement

Japoni

Në Japoni gratë fjalë për fjalë e godasin fytyrën me produktet e tyre.

Ju nuk keni nevojë të trajtoni lëkurën tuaj me doreza bebi. Në Japoni, gratë aplikojnë krem hidratues dhe serume me forcë: Ato e përplasin produktin në fytyrë për të stimuluar qarkullimin e gjakut, si dhe për të patur një lëkurë më të tërhequr.

Brazil

Rëra e plazhit është mjeti më efektiv për zhdukjen e celulitit. Vajzat dhe gratë braziliane përdorin rërën e plazhit si scrub për të patur lëkurë të lëmuar dhe pa celulit.

Egjipti

Kleopatra ishte ajo e cila zbuloi magjinë e banjave me qumësht. Qumështi është një përbërës perfekt për të patur një lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer.

Kolumbi

Avokado në çdo gjë. Sidomos kohët e fundit avokadon kemi filluar ta përdorim kudo. Vajzat kolumbiane gjithmonë kanë përdorur maska me avokado për fytyrën e tyre.

Francë

Gratë franceze i presin shumë shpesh flokët.

Ato zakonisht preferojnë një prerje me gjatësi të shkurtër ose të mesme sipër shpatullave. Kjo me qëllimin që flokët të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Kinë

Do të ishte e pa kuptimtë që në një vend si Kina orizi të mos përdorej edhe në bukuri. Vajzat kineze e përdorin ujin që del nga larja e orizit për të zhdukur njollat e fytyrës.

Bullgari

Uji i trëndafilit është sekreti i bukurisë për vajzat Bullgare. E kush nuk beson tek magjia e këtij uji?

Greqi

Në Greqi vajzat dhe gratë përdorin vajin e ullirit për të hidratuar fytyrën. Askush më mirë se vajzat nuk greke mund t’i njohë aftësitë çudibërëse të këtij vaji.