Sipas marrëveshjes në tetor do të krijohet një shoqëri e re për të prodhuar celularët Fujitsu-Toshiba, të cilët nuk dihet ende nëse do të shiten nën të njëjtat emra, apo me emra të rinj. Marrëveshja e kompanive parashikon edhe zgjerimin e shitjeve jashtë Japonisë, ku gëzojnë një kuote prej 18.7% të tregut.