OLIVIA RODRIGO thyen një tjetër rekord me diskun e saj debutues “SOUR”

Suksesi i Olivia Rodrigo është i pandalshëm! Lancuar të premten më 21 maj, “Sour” është albumi më i dëgjuar nga një artiste femër gjatë javës së parë te publikimit, me mbi 385 milion transmetime globale në Spotify. 

Advertisement

“Sour” është albumi i parë i Olivia: përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dhe “drivers license”, “deja vu” e “good 4 u”.

Lidhur me zgjedhjen për ta quajtur projektin “Sour” – që në shqip përkthehet si “i thartë / i hidhur” – Olivia shpjegoi: “Unë jam e hipnotizuar nga ideja se një marrëdhënie mund të bëhet e padurueshme, se si një person që e keni dashur aq shumë dhe i keni thënë të gjithë sekretet tuaja mund të bëhet personi më i padurueshëm. Për mua qëllimi i muzikës është të marrë të gjitha këto emocione të komplikuara dhe t’i sjellë ato përpara publikut”.