Aktivistja Malala në kopertinën e edicionit britanik të “Vogue”

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila në adoleshencë ka qenë  shënjestra e talibanëve për shkak të angazhimit të saj në fushatën për edukimin e vajzave, një histori e guximit dhe vendosmërisë që i dha asaj çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare, do të shfaqet në kopertinën e edicionit britanik të revistës “Vogue” për muajin korrik.

Revista e modës, që nuk i ka risi kopertinat që i largohen botës me shkëlqim për t’u zhytur në çështjet aktuale, ka zgjedhur t’i kushtojë një artikull të tërë Malala-s, tani 23 vjeçe.

Advertisement

Në një intervistë, ajo foli për besimin e saj, aktivizmin në Tëitter dhe bashkëpunimin e ri me Apple TV +, por edhe për marrëdhëniet dhe miqësisë me aktivistë të tjerë të rinj, të tillë si ambientalistja Greta Thunberg dhe amerikania Emma Gonzalez, në krye të aktivizmit për kontrollin e qarkullimit të armëve në vendin e saj.

“Unë e di forcën që një grua e re mbart në zemrën e saj”, shpjegoi ajo.

Vogue ka përmbledhur gjithashtu edhe një numër personash me ndikim në mesin e shumë admiruesve të Malala-s, ndër të cilët edhe ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.