Familja e Amy Winehouse nxjerr në ankand rrobat e saj, por ku do të shkojnë fitimet?

Familja e Amy Winehouse do të nxjerrë në ankand disa nga rrobat e këngëtares, para 10-vjetorit të vdekjes së saj. Babai i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse, i tha The Mirror se të shihnin rrobat e Amy-t të ruajtura u bë shumë e vështirë për familjen.

“Sendet e Amy-t kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe familja vendosi që të mbanim gjërat më të çmuara, personale, për veten tonë, dhe nxjerrja në ankand e të tjerave do të ndihmonte ata që kishin nevojë përmes fondacionit dhe organizatave të tjera bamirëse,” -tha Mitch. “Me përvjetorin e vdekjes së saj, për familjen është jashtëzakonisht emocionuese të shikojë veshjet e saj të bukura të varura në dollap, kështu që ne vendosëm të nxjerrim në ankand këto veshje skenike.

Advertisement

Ankandi do të fillojë në nëntor dhe kompania Julien tha në faqen e internetit se ankandi do të përfshijë disa nga veshjet më ikonike skenike, të seteve fotografike dhe veshje performuese. Veç veshjeve, pjesë e ankandit do të jenë edhe këpucët, bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares së ndjerë.

U raportua se çanta në formë zemre që Amy mori në Brit Awards 2007 do të jetë një ndër artikujt që do të dalë në ankand. Çanta pritet të arrijë vlerë më të madhe se 19,500 dollarë.

AMY WINEHOUSE PERFORMING ESSEX - Limited Edition of 50 – Lyons Gallery

Shtëpia e ankandit ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për Amy Winehouse Foundation, që u krijua nga prindërit e saj në vitin 2011, pasi ajo ndërroi jetë.

“Duket një mënyrë e përshtatshme për të mbledhur fonde në emrin e saj,” tha i ati i Winehouse për The Mirror.

Amy Winehouse ndërroi jetë më 23 korrik të vitit 2011, për shkak të helmimit nga alkooli, në moshën 27-vjeçare. Në atë kohë, hetimi mjeko-ligjor për vdekjen zbuloi se Amy kishte kaluar më shumë se pesë herë kufirin e alkoolit kur vdiq.