Demi Lovato dhe Ariana Grande së shpejti me një bashkëpunim

Ariana Grande dhe Demi Lovato po vijnë me një bashkëpunim, duke u realizuar dëshirën gjithë fansave të tyre. Dy këngëtaret të cilat janë mikesha që në fëmijëri e kishin paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre në rrjetet sociale prej një kohe të gjatë. 28-vjeçare tregoi për “The New York Times” se, bashkëpunimi i shumëpritur me Ariana Grande, iu shtua në minutën e fundit albumit “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”.  Gjatë ditëve të fundit Demi i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, fragmente të ndryshme të këngëve të përfshira në album, të cilat përveç tjerash mbajnë edhe tituj interesant, si “Melon Cake” dhe “California Sober”. Ai i përmban gjithsej 19 këngë dhe është realizuar nga vet këngëtarja dhe menaxheri i saj, Scooter Braun.

Advertisement

Albumi “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over” pason albumin e vitit 2017, “Tell Me You Love Me”, dhe do të publikohet për adhuruesit e këngëtares më 2 prill. Pjesë e albumi të ri do të jetë edhe dueti i saj mjaft i suksesshëm me këngëtarin Sam Fischer, “What Other People Say”, dhe një bashkëpunim me motrën e Miley Cyrusit, Noah. Lovato e përshkruan albumin një përzierje të zhanreve muzikore, si country, R&B dhe pop i viteve ’90.

Ndërkohë, dokumentarit “Demi Lovato: Dancing With the Devil” i cili fokusohet në betejën e Lovatos me varësinë nga droga dhe alkooli, veçanërisht në mbidozën e vitit 2018 që gati i kushtoi me jetë, tronditi gjithë botën. Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-ën, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.