Këngëtarja Çiljeta tashmë është në një lidhje prej 5 vitesh me me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Ajo ka folur për Albanin dhe lidhjen e tyre në intervista duke thënë se historia e tyre ashtu si edhe njohja erdhi papritur por e kuptuan menjëherë që ishin personat e duhur për njëri-tjetrin.
“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do e njihja dhe do dashurohesha.”
Përveç Albanit ajo tani ka dhe një marrëdhënie shumë të mirë me mamin e tij, dhe nga kjo video duket më së miri:
“Kur të gatuan mama numër 2”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, teksa dëgjohet duke i thirrur vjehrrës me përkëdheli “muçi”.